E ngarkuara me punë e SHBA takon ministrin Balla, zbardhen diskutimet mes tyre

E Ngarkuara me pune e SHBA, Nancy VanHorn, është takuar sot me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën.

Ambasada Amerikane në Shqipëri, njofton se VanHorn dhe Balla kanë diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë.

"E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë. Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik."