VIDEO/ Vasili: Në kulmin e sezonit turistik, rruga në Radhimë me gropa e baltë si në Kandahar

Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me gjendjen e infrastrukturës në një prej destinacioneve kryesore turistike të Shqipërisë, në Rradhimë të Vlorës.

Në një postim në Facebook, ai ka ndarë pamje të një rruge në Radhimë, e cila, sipas tij, është në kushte alarmante.

Vasili e përshkruan situatën si "tronditëse," duke vënë në dukje se rruga është e mbushur me ujë, gropa, dhe baltë, duke e krahasuar me kushtet e vështira të Kandaharit. 

POSTIMI I PLOTË:
Pamje tronditëse!!
Ja pak minuta me parē rruga në Radhimë te Vlorës sot në gusht në kulmin e sezonit turistik.
Mbushur me ujë dhe gropa dhe baltë si në Kandahar
Dhe hajde degjo keta te paturpët e qeverisë, që flasin per miliona turistë!