Muçollari: Së shpejti me prova e fakte, AKU dhe Ministria e Bujqësisë falsifikuan dokumente për futjen e produkteve të rrezikshme
Anëtari i kryesisë së PD, Grigel Muçollari nga qëndresa qytetare ka paralajmëruar bërjen publike të dokumenteve e fakteve, që sipas tij tregojnë përfshirjen e dy institucioneve kryesore në vend, AKU dhe Ministrinë e Bujqësisë, për futjen e produkteve të rrezikshme në Shqipëri.
Duke folur në ditën e 234 të rezistencës ndaj burgosjes politike të liderit të opozitës, Sali Berisha, Muçollari tha se mbetjet toksike të zbuluara në Shqipëri, tregon se qeveria shqiptare është e përfshirë në këtë trafik të paligjshëm ndërkombëtar.
"Jetojmë në Shqipëri ku polici është kriminel dhe e kundërta. Aty ku mafionzi është i pushtetshëm, dhe pushtetari kthehet në hajdut.
Jetojmë në një Shqipëri ku hajduti ka koleg prokurorin e SPAK. A është kjo që Shqipëria që prindërit tanë kishin projektuar më parë.
Në po të njëjtën Shqipëri, SPAK, bën çdo ditë nga një padrejtësi. Çdo ditë që mban Berishën në burgim politik është padrejtësi e madhe ndaj Shqipërisë dhe popullit opozitar, të atyre që kanë vendosur të jetojnë të tillë.
Në po këtë Shqipëri, me këto opozitë, me këtë lider po bën opozitë, po bën denoncime, vazhdimisht denoncojmë rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, denoncime për sigurinë ushqimore.
Helmohemi çdo ditë nga korrupsioni në institucionet e vendit, AKU dhe Ministria e Bujqësisë, së shpejti me fakte se si këto kanë manipuluar fakte e dokumente, që në Shqipëri janë futur produkte të rrezikshme.
Ato s’kanë reaguar por kanë fshehur dokumente. Ka ndodhur një tjetër gjëmë e madhe, mbetjet toksike, qeveria është e përfshirë në këtë trafik të paligjshëm.
Sa mbetje kemi ende në Shqipëri, pse SPAK s’heton? SPAK kujdeset për të persekutuar opozitën dhe të ndalojë Berishën të denoncojë krimet e kësaj qeverie.
Në këtë Shqipëri kaq të shkatërruar, jemi dhe ne. Që s’kanë lejuar e kanë vendosur të jetojnë, përballen e protestojnë këtu.
Rezistenca e protesta, të vetmet zgjidhje ndaj këtyre masakrenjve. Protestat s’duhet të na ndalojnë, e drejta do të na çojë përpara", theksoi Grigels Muçollari.



