Meta: Hetim parlamentar për mbetjet toksike
Presidenti i PL, Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me transportin e mbetjeve toksike nga vendi ynë drejt Tajlandës. Në një konferencë, Meta u shpreh se ky është një skandal që ka ndodhur që në kohën kur ai ka qenë kryetar Parlamenti.
Meta tha se në atë kohë strukturat e shtetit i fshinë gjurmët në një kohë rekord. Sipas Metës, tashmë në këtë skandal janë përfshirë disa kontinente dhe ky skandal është denoncuar nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit, por edhe nga mediat prestigjioze.
KONFERENCA
Pyetje: Zoti Meta cili është komenti juaj në lidhje me importin e mbetjeve toksike, ku ditën e sotme mediat tajlandeze kanë hedhur dyshime se ato kanë ardhur nga vendi ynë dhe një tjetër vend europian?
Përgjigje: Nuk ka më dyshime. Ky është një skandal që ka plasur dhe vite më parë, kur unë kam qenë Kryetar Parlamenti. Po, për fat të keq të gjitha strukturat shtetërore, I fshinë gjurmët në një kohë rekord.
Dhe, ky tranzit kishte ndodhur nga Italia në Shqipërië, dhe për në drejtim të Maqedonisë, që ti kemi gjërat të sakta. Tani skandali ka plasur në përmasa të tjera globale.
Sepse, nuk bëhet fjala për 3 vende fqinje, këtu bëhet fjala për përfshirjen e disa kontinenteve. Organizata nga më prestigjozet në fushën e mbrojtjes së mjedisit e kanë denoncuar këtë gjë.
Një nga mediat më prestigjoze në botë Bloomberg e ka denoncuar këtë, dhe shumë media të tjera. Po kështu kanë reaguar dhe shumë qartë dhe shumë shtete, përfshirë Tajlandën, përfshirë Kinën, e kështu me rradhë.
Kemi të bëjmë me një qeveri mafioze, për të cilën interesi I vendit nuk egziston, interesi I qytetarit nuk egziston. Pastaj, për interesin e qytetarit ju e dini shumë mirë, se si kujdesen këta.
Premtimi i shëndetësisë falas, se sa mijëra, dhjetëra mijëra shqiptarëve u ka kushtua jetën gjatë Covid, pas Covid.-it, dhe vazhdon çdo ditë përmes sëmundjeve nga më të rëndat, që vetëm lulëzojë për fat të keq në këtë vend.
Ku ju e dini shumë mirë se sa është norma e ndotjes në kryeqytet, mbi 20 herë në raport me vendet e tjera të rajonit, dhe në zona ta caktuar të kryeqytetit dhe 50 herë.
Pyetje: Lidhur me këtë kërkesë ka pasur dhe një kërkesë nga zoti Bardhi, i cili kërkon një hetim parlamentar. Nga ana juaj ka akuza kundër kryeministrit Rama, por, duket se nga ana e mazhorancës nuk ka asnjë reflektim, asnjë reagim.
Përgjigje: E kemi bërë të qartë dhe në konferencën e fundit për shtyp, ku bashkë me zotin Blushi ndaluam në mënyrë të veçantë për importin mafioz të mbetjeve toksike.
Dhe, me pas u ndalëm dhe në prioritetit tonë tjetër në 5 prioritetet, atë të bujqësisë. Se, ne kemi kërkuar deputetëve tanë menjëherë të kërkojnë dhe të nxisin një hetim parlamentar.
Dhe, aq më mirë e gjithë opoziat të bashkohet për një çështje që është jo vetëm e interesit public, por është një çështje edhe e interesit kombëtar.
Kuptoheni se, si mund të vijnë turistë vitin tjetër, në një vend, i cili është bërë një magazinë e mbetjeve toksike, që nuk i pranojnë dhe vendet më të pazhvilluara në botë.
Pyetje: Duke u ndalur tek e njëjta çështje, ka dhe një përplasje midis doganave të Kosovës, të cilat përgënjeshtrojnë lajmin e doganave në Shqipëri se mbetjet toksike kanë ardhur nga Kosova. Si i keni parë ju reagimet e institucioneve shqiptare që kanë qënë shpesh kontradiktore lidhur me këtë çështje?
Përgjigje: Tani, të vendosësh në diskutim seriozitetin e shteti të Kosovës, në raport me shtetin e inceneratorëve që nuk egzistojnë, por ndërkohë që inceneratorët paguhen më rregullisht se çdo gjë tjetër në këtë vend.
Kjo është vetëm të bësh shaka. Absolutisht, përgjegjësi kryesor për këtë aferë mafioze është një dhe vetëm një, është Edi Rama. I cili, ka kapur të gjithë shtetin për fyti, përfshirë edhe drejtësinë, që nuk reagon për këtë gjë.
Sepse, këto të tjerat SHISH., polici I ka në funksion të këtyre veprimeve mafioze.
Pyetje: Zoti Meta, kohët e fundit ka pasur një reagim nga ane qeverisë duke blinduar të gjitha pikat kufitare, duke vendosur më shumë kamera për të bërë foto dhe video të qytetarëve të cilët udhëtojnë drejt vendit tonë, ose anasjelltas.
A mendoni se po thyhet privatësis e qytetarëve, ndërkohë që nga ana tjetër, vetë qeveria deklaron se kjo është për arsye sigurie?!
Përgjigje: Sigurisht, se kur kalonin McGonigalin në Kosovë që të vendoste gjoba në Kosovë, nuk regjistrohej atje, apo jo?!
Që kështu kjo normalisht, nuk është as për të kontrolluar bandidatët, se ata dhe kur kalojnë banditët ju e dini se çfarë ndodh me këto sistemet e kamerave.
Dhe natyrisht, asnjë investim nuk bëhet për sigurinë e qytetarëve. Çdo investim bëhet për survejmin e tyre. Por, qytetarët e dinë kët gjë. Dhe qytetarët nuk më çfarë të humbasin, përballë një regjimi që intimidon, vetëm I rrjep me taksa pafund.
Që, vetëm ja nxin jetën biznesit, me barriera pas barrierash, me pengesa administrative, pas pengesash administrative. Që I mbyti me gjoba siç e dini ju dhe siç e dinë të gjitha bizneset në fushën e turizmit, që I vendosën gjoba për të blerë impiante këta.
Ndërkohë, që atë duhet ta bënin vetë bashkitë në bashkëpunim me shtetin. Dhe madje u treguan dhe kompanitë, se ku duhej të bliheshin impiantet.



