MJEKËSIA, TESTIMI I FUNDIT/ Në 27 gusht, afati i fundit i shpalljes së fituesit. 2043 maturantë në garë për 400 kuota

Kjo e premte ishte dita e fundit të testimit të maturantëve për të ndjekur degën e mjekësisë së përgjithshme. 2043 kanë konkurruar për 400 kuota, fituesi i të cilave do të shpallen brenda së martës

Lot gëzimi e përqafime…

Këto janë disa nga emocionet e maturantëve të cilët morën rezultat të lartë në testin e mjekësisë që do të shërbejë për llogaritjen e pikëve për renditjen finale.

Shpresojnë se me këtë rezultat do të realizojnë ëndrrën për të nisur rrugën drejt veshjes së bluzës së bardhë.

Ka nga ata që nuk i morën të gjitha pikët në test por shpresat i kanë për degë të tjera.

Kjo e premte është dita e fundit e provimit, ndërsa deri në datë 27 do të duhet të shpallen fituesit e 400 kuotave.

Sipas rregullores së miratuar nga Ministria e Arsimit në datën 30 gusht do të nisë faza e parë e regjistrimit të maturantëve që kanë fituar degë.