Ekskluzive/ Dhunoi policin në Himarë, ''Shqiponjat'' arrestojnë Elton Alikon. Pamjet e arrestimit

Ky është momenti kur efektivët e policisë rrugore kanë ndaluar personin në kërkim Elton Aliko.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi pak ditë më parë dhunoi një oficer policie në zonën e Himarës.

Ai u ndalua nga rrugorja pasi u konstatua duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit.

Sapo efektivët i kërkuan kartën e ID ai u largua me vrap.

Në këtë moment jane lajmëruar focat ''Shqiponja'' të cilët me forcat e tyre në terren kanë bërë të mundur ndjekjen e të riut deri në prangosjen e tij.

Burime për Ora News bëjnë me dije se ai me datën 15 gusht së bashku me shtetasin E.C dhe E.D nuk i janë bindur urdhërit të shoqërimit duke dhunuar fizikisht punonjësin e policisë Fabian Halilaj.