KËRCET SËRISH PUSHKA NË SHKODËR/ Qëllohet me armë në drejtim të grupit të policisë në arat e kanabisit

Një ngjarje e rëndë raportohet sërish nga Shkodra, ku një grup kontrolli i policisë është përballur me plumbat e armëve të drejtuara ndaj tyre.

Nga informacionet e para mësohet se është hapur zjarr ndaj grupit të kontrollit kundër kanabisit që po zhvillohet aktualisht në zonat e Shkodrës.

Ngjarja në fjalë mësohet se ka ndodhur në zonën e Repishtit, ky dyshohet se ka parcela të mbushura me kanabis.

Ndërkaq, mësohet se nga sulmi me armë ndaj grupit të policisë, nuk ka të lënduar.

Janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA-s, FNSH-së dhe forca të tjera të policisë Shkodër.

Dyshohet se ndaj grupit të policisë ka qëlluar një person, ndërsa ka nisur kërkimi për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Lajmi në përditësim...