Aksident në aksin Paqërr-Peqin, furgoni përfundon në lum, shoferi shpëton pa asnjë dëmtim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 12:37
Një aksident i rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur paraditen e sotme.
Mësohet se shoferi i një mjeti tip furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Murras përgjatë aksit Elbasan-Peqin. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.