VIDEO/ Papërgjegjshmëri në detyrë! Polici pa asnjë tabelë vë në rrezik veten dhe qytetarët në aksin Tiranë-Durrës

Në një kohë kur vendi zien nga ngjarjet e rënda kriminale, ku policia shfaqet duke mbledhur kufomat e jo duke arrestuar autorët e dyshuar të tyre, duket se radhët e uniformave blu janë mbushur me efektivë të papërhgjegjshëm për të mos thënë të paaftë.

Një video amatore e sjellë në redaksinë e “Ora News” është shembulli tipik ku një efektiv policie shfaqet në murin ndarës të autostradës Durrës – Tiranë duke filmuar krahun tjetër të rrugës, por që rrezikon jo vetëm jetën e tij, por edhe të qytetarëve që lëvizin me makina në rrugë, pasi ky efektiv në video është shembulli tipik që mund të kthehet në burim aksidenti rrugor.

Kjo pasi kalimi i tij në rrugë pa asnjë tabelë apo sinjalistikë paralajmëruese për drejtuesit e mjeteve është thuajse i padukshëm në sytë e shoferëve.

Për më shumë shihni pamjet në video: