Gruaja e policit pranon lidhjen me Lencin, punonin bashkë në një zyrë

Lorenc Kosta dhe gruaja e efektivit Erion Goxhara kanë pasur një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin. Edhe pse të martuar të dy, romanca e tyre ka nisur në ambientet e punës. Kosta është inxhinier elektrik, ndërsa gruaja e efektivit është juriste në zyrën e 45-vjeçarit.

Bashkëshortja e Goxharës e ka pranuar lidhjen para hetuesve të policisë, ndërsa i shoqi i saj është në kërkim nga policia.

Mësohet se ajo i kishte kërkuar divorcin efektivit, disa muaj më parë, por ky i fundit nuk kishte pranuar.

Sapo ka marrë vesh se me cilin shoqërohej bashkëshortja e tij, Goxhara e ka plagosur me armë në mes të Tiranës inxhinierin elektrik.

I plagosuri me origjinë nga Berati e banim në Tiranë, është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës pas ndihmës së parë që mori nga disa turistë, ndërsa ndaj autorit, policia ka ngritur akuzën e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë./JOQ