E RËNDË NË DURRËS/ Po ecte në këmbë, përplaset për vdekje 63-vjeçari në rrugën e Plepave

Policia e Durrësit bën me dije se: "Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit".