FOTO-Lajmi/ Kjo është gruaja nga Indonezia dhe dy qentë që u vranë dje në Tiranë nga bashkëshorti i saj amerikan
Personi që shihni në foton e mëposhtme është gruaja nga Indonezia Indah Lilis Sartika Saragih, e cila së bashku me dy qentë në foto u vranë dje në Tiranë nga mësuesi amerikan, MatheW James Werts.

nderkaq detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ditën e djeshme në Tiranë ku në një banesë u gjet i varur një profesor amerikan 53 vjeçar Matthew James Wertz që punonte në një kolegj privat dhe më pas u gjet e pajetë dhe gruaja e tij të cilën e kishte mbytur, së bashku me dy qentë po ashtu të vrarë prej tij.
Siç bëhet me dije, ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur natën teksa po gdhihej dita e hënë.
Ndërkohë amerikani Matthew James Wertz kishte lënë një letër ku i drejtohej prindërve dhe iu kërkonte falje se nuk ishte bërë burrë dhe nuk kishte hequr dorë nga veset, duke shtuar se njerëzit e dashur po i merrte me vete.
Më pas u shkruante emrat e disa personave që u kishte borxh dhe thoshte që lekët që kishte lënë në kartë mjaftonin për të shlyer borxhet. Profesori amerikan kishte 4 vite që jetonte në Shqipëri.

