Dalin FOTOT e njërit prej viktimave dhe njërit prej autorëve në Velipojë, policia arreston dhe dy punonjës të hotelit të vëllezërve Frroku. EMRAT

Dy personat që shihni në foton e mësipërme janë Gëzim Frroku, njëri prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në Velipojë. Ndërsa personi tjetër është Ersild Ishmi, i cili së bashku me Arsid Hoxhën, do të humbnin jetën në spitalin e Shkodrës.

Ndërkaq, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, që dyshohet se janë bashkëpunëtor në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Ata janë të dy punonjës në hotelin e familjes Frroku, të identifikuar si Mario Palin dhe Zyber Zagrad.

Dalin FOTOT e njërit prej viktimave dhe njërit prej autorëve
Në foto: Gëzim Frroku njëri prej personave të shpallur në kërkim

Zagradi u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë mbrëmë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima.

Velipojë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit   E.F., dhe G. F., dyshohet  se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit  A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Dalin FOTOT e njërit prej viktimave dhe njërit prej autorëve
Në foto: Ersild Ishmi, një nga viktimat e djeshme në Velipojë

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si  grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë,  Njësia Shkodër.

Dalin FOTOT e njërit prej viktimave dhe njërit prej autorëve
Vendngjarja

Njëkohësisht  është ngritur një grup i posaçëm hetimor  i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.