Ndërron jetë në moshën 117-vjeçare njeriu më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë, Maria Branias Morera, ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare. E lindur në Shtetet e Bashkuara, Maria jetoi një jetë të jashtëzakonshme, duke i mbijetuar një epidemie të murtajës dhe dy luftërave botërore.

Për 20 vitet e fundit, ajo banonte në shtëpinë e të moshuarve Santa Maria del Tura në Olot, Spanjë, ku festoi ditëlindjen e saj të 117-të në mars.

"Ajo na la ashtu siç kishte dëshiruar: në gjumë, në paqe dhe pa dhimbje," njoftoi familja e saj në një postim në rrjetet sociale. "Maria do të mbahet mend gjithmonë për këshillat dhe mirësinë e saj," shtuan ata.

Në janar 2023, Guinness World Records e kishte njohur zyrtarisht Maria Branias Morera si personin më të vjetër në botë, pasi murgesha franceze Lucille Radon ndërroi jetë në moshën 118-vjeçare. Pas vdekjes së Branias, titulli i personit më të vjetër në botë i kalon japonezit Tomiko Itoka, i lindur më 23 maj 1908, dhe aktualisht 116 vjeç.