Ikën trajneri i Cristiano Ronaldos, humbja 4-1 nga Al Hilal do jetë e pafalshme për Luis Castro-n
Luis Castro së shpejti mund të jetë histori në klubin e Al Nassr. Gazeta sportive “Marca” shkruan se trajneri portugez pritet të shkarkohet nga bordi i klubit të Riadit pas humbjes 4-1 nga Al Hilal.
Një rezultat i tillë solli humbjen e titullit por po ashtu solli dhe reagime në ekip.
Zemërimi i Cristiano Ronaldos është bërë viral në rrjetet sociale edhe pse Castro ishte një trajner i miratuar nga cr7 çka u bë vendimtar në afrimin në Al Nassr.
Bordi, i kryesuar nga Ibrahim Al Muhidib, e mori vendimin të dielën, edhe pse nuk pritet të bëhet publik pa u konfirmuar zëvendësuesi.
Klubi tashmë është duke punuar për një trajner të ri ku jo pak përmendet si alternativë portugezin Sergio Conceiçao si një alternativë të mundshme.
Liga Saudite Pro fillon të enjten e ardhshme dhe Al Nassr synon t'i rrëmbejë kurorën Hilalit, favoritit kryesor dhe një skuadre që i ka krijuar probleme të mëdha kohët e fundit.

