VIDEO/ Superiorja ngre siparin, Egnatia e nis mbarë, mund Dinamon. Teuta fiton në fund ndaj Bylisit
Egnatia e ka nisur me këmbën e mbarë mbrojtjen e titullit kampion, teksa ka mundur në javën e parë të Superiores Dinamon me rezultatin 1-0 në Elbasan.
Kampionët ishin më kërkues në lojën e tyre përballë bluve në startin e ndeshjes dhe në pjesën e parë ishin ata që kishin më shumë iniciativën.
Por goli do të vinte në startin e pjesës së dytë, kur Vuthaj fitoi penallti pas një kontakti me Ditën që në sekondat e parë dhe pastaj e transformoi po vetë në gol.
Dinamo u hodh në sulm dhe u përpoq të barazonte shifrat, por në momentin më të mirë u godit për herë të dytë, pas një aksioni spektakolar të finalizuar nga Lushkja, i cili vendosi në hipotekë fatin e takimit.
Rastet nuk munguan deri në fundin e sfidës, por në mbyllje ishte Egnatia që festoi me tre pikët e para të këtij kampionati.
Edhe Teuta e ka nisur me tre pikë kampionatin, teksa ka mundur në shtëpi Bylisin në ndeshjen e javës së parë.
Ka qenë një fitore dramatike, e cila erdhi në minutat e fundit falë kontributit të veteranit Emiljano Vila.
GOLAT E DINAMO-EGNATIA:
https://streamin.one/v/13dcea5a
https://streamin.one/v/08c161f6
GOLAT E TEUTA-BYLIS:
https://streamin.one/v/feb21e58
https://streamin.one/v/3f972cb3
https://streamin.one/v/a1a39dfa
