VIDEO/ Robert Lewandowski parakalon Johan Cruyff në historinë e Barcelonës
Robert Lewandowski ka arritur të shënojë rekord në Barcelonë. Pas dy golave që shënoi ndaj Valencias është konfirmuar si golashënuesi më i mirë, madje duke kaluar edhe legjendarin Johan Cruyff.
Në stadiumin “Mestaja”, Barça konfirmoi tre pikëshin e parë në la liga pikërisht me shënjestrat e polakut. Ndërsa në sezonin e tij të tretë si lojtar te katalanasit, Lewandowski ka shënuar 61 gola në 96 ndeshjet e luajtura si numri “9” i Barçës.
Ndërsa Johan Cruyff e përfundoi karrierën me 60 gola në 180 ndeshje në 5 sezone.
Holandezi legjendar ishte lojtar që lëvizte në të gjitha anët e sulmit, gjithashtu u dallua për pasimet dhe kombinimet e tij, por me vështirësi në finalizim
Ndërsa Lewandowski shkëlqeu në një skenar kompleks siç është “Mestalla”, në ndeshjen e parë të La Liga-s dhe me një skuadër të mbushur me të rinj për shkak të dëmtimeve e problemeve me kufirin e pagave të klubit.
Valencia, në realitet, është “viktima” e tij e preferuar në La Liga, së cilës i ka shënuar tashmë 6 gola. Deri të shtunën mbrëma, Celta dhe Elche ishin skuadrat e tjera që kanë pësuar nga katër gola prej këmbëve të tij.
Megjithatë gara e tij tashmë është me Dovbick që në një sezon shënoi 24 gola, katër më shumë se polaku.

