Roma e nis me barazim, nuk arrin më shumë se një pikë ndaj Cagliarit

Roma ka barazuar në udhëtim ndaj Cagliari me rezultat 0-0 në kuadër të ndeshjes së parë për sezonin e ri për dy ekipet të Serie A.

Pjesa e parë nuk solli asgjë, me asnjë rast të mirë nga asnjëra skuadër.

Roma u ngjall paksa në pjesën e dytë, duke renditur disa raste.

Lorenzo Pellegrini gjuajti bukur në minutën e 55-të, por Simon Scuffet ishte në vend.

Artem Dovbyk po ashtu tentoi në minutën e 80-të, por as ky nuk kishte sukses.

Pellegrini arriti të shënojë në minutën e 83-të, i cili pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.

Loja më nuk sjelli raste dhe Roma u desh të pajtohet me një pikë në ndeshjen hapëse.