VIDEO/ Start 'makthi' për Conten tek Napoli, Verona i ''shkatërron'' që në ndeshjen e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2024, 21:08
Antonio Conte e ka nisur si mos më keq eksperiencën e tij në kampionat në pankinën e Napolit, pasi ka parë të kaltrit të munden keqazi në ndeshjen e javës së parë.
Një humbje që djeg duke pasur parasysh se nuk vjen përballë një ekipi pretendent, por përballë Veronës e cila e mposhti 3-0.
Pritej që Napoli të tregonte forcën e tij, edhe pse Conte kishte shfaqur pakënaqësi për formën e skuadrës pas ndeshjes të luajtur në Kupë ku iu deshën penalltitë për të kaluar turin.
Por pak kush e mendonte se Verona do e mundte me shifrat 3-0 ekipin napolitan që ka si synim zonën Champions në këtë edicion.
Roça Livramento në fillimin e pjesës së dytë dhe Moskuera me dy gola në fundin e sfidës, bënë që rikthimi i Kontes në Serinë A të ishte i hidhur.
GOLAT:
