Mallakastër/ Zjarri në ish-uzinën e përpunimit të naftës, reagon Policia: Deri më tani…

Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Levand të Mallakastër.

Gjithashtu nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:00, në fshatin Lavdan, Ballsh, në ambjentet e një magazine private ka rënë zjarr. Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.