''Tapë'' dhe celular në timon, shkeljet kryesore të shoferëve problematikë në rrugët e Tiranës

Përdorimi i alkolit lëndëve narkotike apo i celularit vijojnë të jenë shkeljet më të shumta që po has policia rrugore.

Anxhelina Bregu, Inspektore e trafikut urban në një interviste për Ora News bën me dije se një nga shkeljet më të rrezikshme të identifikuara është mosrregullimi i shpejtësisë në zonat urbane.

‘’Është burim aksidenti në zonat urbane sepse kemi vendkalime këmbësorësh, normalisht shpjetësia duhet të jetë brenda kornizës ligjore.

Kemi patur raste ku shumë drejtues mjetesh nuk e kanë respektuar këtë shkelje.

Shkeljet që janë determinante dhe që prekin dhe cënojnë drejtpërdrejtë  sigurinë rrugore është përdorimi i pijeve alkoolike, kemi përdoruesit e lëndësve droguese, është edhe përdorimi i aparateve celulare’’.

Madje ajo bën me dije dhe masat sipas shkeljeve.

Në përpjekje për të përmirësuar sigurinë në rrugë, bregu thotë se parkimet dyshe vijojnë të jenë shqetësim ku masa varion nga 1-3 mijë lekë në varësi të pengesës që ka bërë drejtuesi i mjetit.

Gjatë sezonit të verës policia ka implementuar një strategji të ndryshme që nga kontrollet e deri tek aplikimi i gjobave të rrepta për të gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor.