ETHET E NILIT/ Mjekja Dollenberg: Në Europë kemi një valë epidemike, vera një rrezik madhor

Mjekja në Gjermani, Aurora Dollenberg në një intervistë në Ora News u shpreh se në Europë kemi një rikthim të virusit të Etheve të Nilit, pra një valë epidemike.

Dollenberg: Ethet e Nilit Perëndimor janë një rikthim i një sëmundje epidemike, pra nuk ka qenë asnjëherë pandemike por vetëm në zona të caktuara të Afrikës është shfaqur që prej shumë dekadash dhe në Europë ka emigruar gjithmonë, ethet e Nilit me anë të shpendëve dhe prandaj prek kryesisht Europën Jugore duke filluar që nga Spanja, Franca, Greqia ka shifra shumë të larta dhe Italia prej shumë vitesh.

Dhe në Shqipëri për herë të parë po fillojnë të investigohet nëse kemi edhe raste pozitive të Ethevve të Nilit Perëndimor.

Në Gjermani kemi pasur rastet e para, jo vetëm të pozitive por edhe një rast vdekje të një 14 vjeçari i cili pati prekje të cipave të trurit pra të meningjitit nga Ethet e Nilit dhe përfundoi për fatin e keq edhe me vdekje.

Në Europë kemi një rikthim nëse mund ta quajmë, një valë epidemike pra shpërthime vetëm në vende të caktuara të cilat e kanë bërë OBSH të japin shenjat e alarmit.

Ethet e Nilit nuk transmetohen nga njeriu tek njeriu, kjo është edhe arsyeja se pse nuk shndërrohet dot në pandemi.