E rëndë në Vlorë/ Mbytet nga ushqimi, humb jetën foshnja 1-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2024, 13:19
Një foshnje 1-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur nga ushqimi.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes së foshnjes.
Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur se ka referuar në prokurori rastin.
“Dyshohet se në fshatin Llakatundë, Vlorë, një fëmijë 1-vjeçar është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesë”, njoftoi Policia.