Mallakastër/ Magazina e braktisur përfshihet nga flakët, rrezikohet fabrika e vajit e një banesë

Një magazinë e vjetër është përfshirë nga flakët, në fshatin Lavdan të Bashkisë Mallakastër, pranë ish KPTHN Ballsh.

Magazina, e cila ishte braktisur prej disa muajsh ka pasur brenda mbetje me fuçi vaji, solari kartosera dhe materiale të ndryshme.

Veç mjeteve zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër ka shkuar nje automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol me qëllim fikjen me lëndë të posaçme zjarrfikës, pasi me ujë nuk mund të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.

Pranë magazinës ndodhet një banesë e një fabrikë vaji ulliri, por që zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri që të mos përfshihen nga flakët.

Magazina ka dy pronarë një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari, por që e kanë braktisur prej disa muajsh.

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Lavdan, Ballsh, në ambjentet e një magazine private ka rënë zjarr.

Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.