“Bllokohet” Vlora, trafik i rënduar në qytet! Radhë kilometrike automjetesh edhe në orët e vona të mbrëmjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2024, 22:57
Trafik i rënduar, me radhë kilometrike automjetesh, raportohet këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës.
Mësohet se janë bllokuar rrugët për të hyrë në qytetin bregdetar. Trafik raportohet në Bypass, në unazë e në autostradë.
Qarkullimi është bllokuar edhe të aksin Kaninë – Vlorë.
Trafik ka edhe në brendësi të qytetit. Shkak, është bërë kthimi i pushuesve nga plazhi, por edhe bllokimi i qarkullimit në Lungomare për shkak se aty do të zhvillohen evente kulturore.