Tushi: Sherret banale model në shoqërinë tonë, adoleshentët janë bërë shumë më agresivë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2024, 22:17
Përmes një interviste me Ora News, studiuesi sociologu Gëzim Tushi u shpreh se në shoqërinë tonë konfliktet për motive banale janë bërë një model.
Tushi: Në shoqërinë tonë konfliktet për motive banale janë bërë një model. Ka një zgjerim të konfliktit dhe rebelimit në këtë moshë. Problemet e adoleshencës janë probleme globale. Adoleshentët duhen kuptuar sepse janë një moshë në formim. Sigurisht që ka turbulenca si pasojë e zhvillimit fizik dhe emocional.
Ka të bëjë që edhe instrumentet e formimit tek adoleshentët janë shumë të dobëta. Adoleshentët nuk janë kaq shumë agresivë dhe retrogradë. Prandaj duhet kuptuar mosha e tyre. Modelet dhe institucionet e moralit kanë filluar të jenë të vjetëruar.