110-vjetori i shkrimtarit Sterjo Spasse, Meta: Mbetet një urë e fortë lidhëse shpirtërore e bashkëpunimit të shqiptarëve dhe maqedonasve
Presidenti i PL-së, Ilir Meta në 110 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Sterjo Spasse ka bërë një postim në rrjetet sociale dedikuar shkrimtarit.
''Në 110-vjetorin e Tij të lindjes, nderojmë sot me mirënjohje dhe respekt një personalitet të jashtëzakonshëm të letërsisë dhe kulturës, shkrimtarin dhe intelektualin e madh, Sterjo Spasse, vepra letrare e të cilit i ngriti në vlera arti traditën, historinë dhe kulturën kombëtare'', shkruan Meta''.
Postimi i Metës:
Në 110-vjetorin e Tij të lindjes, nderojmë sot me mirënjohje dhe respekt një personalitet të jashtëzakonshëm të letërsisë dhe kulturës, shkrimtarin dhe intelektualin e madh, Sterjo Spasse, vepra letrare e të cilit i ngriti në vlera arti traditën, historinë dhe kulturën kombëtare.
Sterjo Spasse shkruajti si rrallë kush me pasion dhe frymëzim patriotik për Rilindjen tonë Kombëtare që shpëtoi kombin dhe ndërtoi shtetin tonë.
Romanet e Tij të famshëm "PSE?!", "Pishtarët", "Ja vdekje ja liri", si dhe shumë kryevepra që na la trashëgim do të mbeten në çdo kohë frymëzuese për mendimin e thellë dhe mesazhet e rëndësishme që përcjellin.
Bir i shquar i komunitetit të dashur maqedonas, Spasse mbetet një urë e fortë lidhëse shpirtërore e bashkëpunimit të shqiptarëve dhe maqedonasve.
Një shembull përherë i gjallë që i mëson politikës dhe shoqërisë se kufijtë nuk janë ndarje, por një mundësi për të ndërtuar një bashkëpunim njerëzor, intelektual, kulturor dhe ekonomik.
Nuk mund të mos shpreh kënaqësinë që në qytetin e Korçës që ai aq shumë e deshi, ta vlerësoja katër vite më parë Sterjo Spassen me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
Kurrë nuk mund t'i shlyejmë detyrimet tona kombëtare ndaj një personaliteti të tillë që frymëzon edhe sot për Liri e Sovranitet.
Jam pranë komunitetit tim të shtrenjtë të Pustecit në këtë ditë historike dhe reflektuese!
I përjetshëm kujtimi i këtij kalorësi të madh të Lirisë dhe Sovranitetit!
