Përkujtohet poeti e publicisti arbëresh Zef Skiroi

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përkujtoi sot me rastin e 159-vjetorit të lindjes, poetin, etnografin dhe publicistin e shquar arbëresh, Zef Skiroi.

Zef Skiroi (Hora e Arbëreshëvet, 10 gusht 1865 – Napoli, 17 shkurt 1927) ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, gazetar dhe publicist i shquar arbëresh.

Në moshën 9-vjeçare, ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu sfondin e veprave të veta të mëvonshme.

Studioi në Seminarin Shqiptar të Palermos, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare, si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri etj.).

Përkujtohet poeti e publicisti arbëresh Zef Skiroi

Më 1887, së bashku me Françesk Petën, themeluan në Palermo revistën Arbëri i ri, si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha.

Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në “Liceun Garibaldi” të Palermos.

Kur ishte 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit.

Përkujtohet poeti e publicisti arbëresh Zef Skiroi

Më pas, ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Veprat kryesore të tij janë: “Mili e Hajdhia”, “Te dheu i huaj” dhe “Mino”.