“PO ARRATISEN NGA KOPSHTI ZOOLOGJIK”/ Veprat e Banksy-t kanë pushtuar Londrën
Një vepër arti e pikturuar në grilat e kopshtit zoologjik të Londrës është konfirmuar si e fundit në projektin surprizë të artit rrugor të Banksy me temën e kafshëve në të gjithë Londrën. Mesazhi është i qartë: një gorille që ngre grilën në kopshtin zoologjik, dhe lejon kafshët e tjera të largohen.
Ujk, majmunë, elefantë, dhi, dhë se fundmi gorilla janë disa nga veprat e artit të Banksy-t të cilat kanë pushtuar Londrën 9 ditët e fundit.
Banksy ka zbuluar atë që thuhet se është finalja e madhe e shtegut të tij të artit të kafshëve nëpër Londër.
Ajo që ccuditi vizitorët ishte ky imazh i një gorilleje që ngre grilat në kopshtin zoologjik të Londrës për të lënë të lirë një luan deti dhe disa zogj, ndërsa sytë e kafshëve të tjera shikojnë nga brenda.
Murali i ri shënon pjesën e nëntë në serinë e artistit të lindur në Bristol, i cili ka zbuluar një vepër të re me në qendër kafshët, çdo ditë, gjatë nëntë ditëve të fundit.
Vepra me gorillën, sipas “BBC”, do të jetë puna e fundit e serialit.
Ndërsa ka pasur spekulime të gjera rreth kuptimit të projektit. Teoritë kanë variuar nga seritë që fokusohen në ndarjen sociale mes trazirave të fundit, deri te konflikti Izrael-Gaza.
Por Banksy thuhet se qëllimi i tij është të ngrejë shpirtin e publikut gjatë një periudhe kur titujt e lajmeve kanë qenë të zymta, si dhe të theksojë aftësinë njerëzore për lojë krijuese në vend të shkatërrimit dhe negativitetit.


