"Drejtësia për Havzi Nelën nuk u bë kurrë!"/ 36 vite nga vrasja e autorit të mijëra vargjeve nga komunistët!

Me lot në sy Lavdie Nela po bën homazhe tek busti i bashkëshortit të saj, Havzi Nela.

Këtë 10 gusht bëhen 36 vite nga vrasja e autorit të mijëra vargjeve.

Drejtësia për të nuk u bë kurrë!

Shkrimtari Petrit Palushi, e cilëson 10 gushtin e 1988-ës si ditë tragjike për Kukësin dhe Shqipërinë!

Havzi Nela u ekzekutua mëngjesin e 10 gushtit 1988 duke u varur në mes të qytetit.

Ai u la mizorisht i varur në qytet për rreth 24 orë për tu varrosur më vonë vertikalisht nga komunistët.

Vendi i varrosjes u mësua vetëm në vitin 1993, pas shumë përpjekjeve të familjarëve të tij, ndërsa Nela është shpallur “Dëshmor i Demokracisë” me dekret Presidencial.