Khalil Gibran... për gratë dhe burrat
I mjerë është ai mashkull që dashuron një femër, e merr për grua, derdh tek këmbët e saj djersën e lëkurës, gjakun e trupit dhe jetën e zemrës.
Që vendos në duart e saj frytin e rraskapitjes dhe të ardhurat e zellit të tij; vetëm për të kuptuar një ditë që zemra të cilën ai ishte munduar të blej me kaq mund e përkushtim, i është dhënë falas dikujt tjetër për hir të kënaqësisë së sekreteve të saj të fshehura dhe më të thellës dashuri.
E mjerë është ajo femër që zgjohet prej ëndrrave me sy hapur dhe ngutjes së rinisë, vetëm për të gjetur veten në shtëpinë e një burri, i cili e mbulon me ar e argjend, me dhurata të çmuara, me argëtime luksoze, por që nuk është i aftë t’i kënaq shpirtin me verën e parajsës, të cilën Zoti e derdh prej syve të mashkullit tek zemra e femrës.

