Ugandë, 17 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur nga rrëshqitja e dherave. Vijojnë kërkimet nën rrënoja
Një rrëshqitje fatale dheu në periferi të kryeqytetit të Ugandës ka shkaktuar dhjetëra të vdekur. Shkak sipas autoriteteve u bënë shirat e rrëmbyeshëm të javës së kaluar.
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pas rrëshqitjes së dheut në një depo masive plehrash në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.
Banorët ishin në gjumë gjatë natës kur ndodhi fatkeqësia e cila vjen fill disa javësh shiu të rrëmbyeshëm.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë nën rrënoja me shpresën për të gjetur më shumë të mbijetuar.
“Operacioni i shpëtimit është ende në vazhdim derisa të sigurohemi se askush nuk është më i bllokuar”, thanë ata.
Landfilli Kiteezi, që shtrihet në një hapësirë prej 140 mijë metrash është i vetmi që i shërben të gjithë Kampalës, një qytet ku jetojnë rreth katër milionë banorë.
Kryetari i Bashkisë, Erias Lukëago, theksoi se ishte një fatkeqësi e madhe dhe ajo që i trembet është numri real it ë zhdukurve dhe i të vdekurve që pritet të rritet.
Rreth 1,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrëshqitjes së dheut. Kryqi i Kuq i Ugandës ka ofruar tenda për ata që kanë nevojë për strehim të përkohshëm.



