“ARKA E NOAS” NË RREZIK/ Ekspertët të shqetësuar për planin e ndërtimit të një kanali transporti në Pantanal

Ulja e çmimit të grurit duke rrezikuar jetën e egër të një nga rajoneve natyrore me biodiversitetin më të lartë në botë po shqetëson ekspertët. Ata thonë se kostoja e ndërtimit të një kanali transporti nëpër luginë do të ndihet në botën e egër, por jo vetëm.

Mbijetesa e të gjithë bio-klimës në rajonin natyror të Amerikës së Jugut, që njihet me emrin Pantanal është në rrezik.

Kjo luginë tropikale është më e madhja në Tokë, e shtrihet në të gjithë Brazilin, Paraguajin dhe Bolivinë, duke qenë mikpritësja më e madhe e disa prej grumbullimeve më të shumëllojshme të kafshëve.

Por shkencëtarët janë të shqetësuar për krijimin e një rruge nëpër rajonin natyror në atë që është një nga arteriet kryesore të Pantanalit.

“ARKA E NOAS” NË RREZIK/ Ekspertët të shqetësuar

Hidrovia është një plan nga pesë vendet e pellgut të La Plata, Argjentinë për të kthyer lumenjtë Paraguaj dhe Parana në një kanal transporti industrial .

Sipas planit origjinal të zhvilluar në 1997 nga Komisioni Ndërqeveritar i Hidrovisë, me mbështetjen e Bankës Ndër-Amerikane për Zhvillim dhe Programit të Kombeve të Bashkuara.

Rruga ujore sipas projektit do të reduktonte kostot dhe kohën për eksportimin e mallrave bujqësore në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi.

Por kritikët paralajmërojnë se krijimi i saj që përfshin ndërtimin e porteve të reja, ndoshta rregullimin e disa zonave dhe gërmimin në shkallë të gjerë do të shkaktonte dëme të pakthyeshme, për jetën e saj të egër.

“ARKA E NOAS” NË RREZIK/ Ekspertët të shqetësuar

Duket një çmim i lartë për t'u paguar, shkatërrimi i Pantanal-it, një nga sistemeve unike në botë, për të ulur çmimin e grurit, thonë ekspertët.

Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të shkatërrojë habitatet ujore, popullatat e peshqve, zonat e foleve të shpendëve dhe rrjedhimisht të prekë speciet e tjera gjatë gjithë zinxhirit ushqimor.

Pantanal, i quajtur shpesh “Mbretëria e Ujit”, përbëhet nga më shumë se 1200 lumenj dhe përrenj.