Duhen 2 fitore për medaljen/ Buzëqesh Dudaev, triumfi i mundësit iranian rikthen në garë mundësin e Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2024, 18:50
Islam Dudaev nuk ia doli të kalojë në gjysmëfinalet e Paris 2024.
Mundësi i cili përfaqëson Shqipërinë, u mposht në çerekfinale nga sportisti nga Irani , Rahman Amouzadkhalili.
Megjithatë një lajm pozitiv ka ardhur së fundmi, teksa Dudaev është rikthyer për ripeshkim në garë për medaljen e bronzit.
E gjitha kjo ndodhi pas fitores së mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili në gjysmëfinalen ndaj hungarezit Musukaev.
Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e bronzit.
Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër.