Basketboll meshkuj, Serbia mposht Gjermaninë dhe fiton medaljen e bronztë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2024, 18:20
Serbia ngushëllohet me medaljen e bronztë në basketboll për meshkuj në Olimpiadën, Paris 2024.
Sfidën mes kampionëve dhe nën-kampionëve në fuqi të botës e fitojnë serbët 93-83, të udhëhequr edhe një herë nga “Triple double” historik i Nikola Jokiç (19 pikë, 12 rebounde dhe 11 asiste) dhe nga Vasilije Micic (19 pikë).
18 pikët e Franz Wagnerit nuk i mjaftuan Gjermanisë, medalja e bronztë i takoi Serbisë, një shpengim i pjesshëm pas humbjes së hidhur në gjysmëfinale me skuadrën e SHBA.
