Valiev shpresë për bronzin, ripeshkohet mundësi kuqezi, të shtunën njeh rivalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2024, 22:27
Ashtu sikurse edhe shpresoi, Shqipëria është ende në lojë për të fituar një medalje olimpike. Valiev mbete në garë për medaljen e bronzit në sportin e mundjes.
Nderin ia bëri në mënyrë indirekte kundërshtari nga Ubzekistani, i cili e mundi në çerekfinale. Ai kaloi në finale dhe sipas rregullores, Valiev do të ketë shansin të tentojë medaljen e bronzit.
Ai duhet të kalojë dy sfida përpara se të fitojë një medalje historike për Shqipërinë. Rivalin e tij, Valiev do ta njohë të shtunën paradite.
