Kategoria e Parë/ Datat dhe oraret e dueleve të javës së parë

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Kategoria e Parë” për javën e parë të edicionit të ri futbollistik.

Të gjashtë ndeshjet e javës së para do të luhen në datën 24 gusht. Duke filluar prej së njëjtës orë: 17:00.

Konkurrenca për ngjitjen në Superiore pritet të jetë mjaft e ashpër, teksa skuadra si Flamurtari, Kukësi, Besa, Apolonia, Erzeni apo Kastrioti tentojnë rikthimin në elitë.

Kategoria e Parë
Java e parë

Vora-Apolonia, stadiumi “Vora”
Kukësi-Erzeni, “Kukës Arena”
Flamurtari-Burreli, stadiumi “Flamurtari”
Valbona-Besa, stadiumi “Valbona”
Korabi-Lushnja, stadiumi “Korabi”
Pogradeci-Kastrioti, “Gjorgji Kyçyku”