Murtaja dhe bruceloza te kafshët/ Ekspertja Vuksani tregon si transmetohet sëmundja tek njerëzit dhe masat që duhen marrë
Pedagogia dhe ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani në një intervistë në Ora News u shpreh se në rajon ka një përhapje të brucelozës dhe tregoi gjithashtu se si bëhet transmetimi nga kafshët tek njerëzit dhe si mund të eliminohen këto sëmundje.
Vuksani: Në rajon ka një përhapje të brucelozës dhe këtyre sëmundjeve.
Nisur nga lajmi i Korçës duhet që shteti shqiptar të garantojë konsumatorin që sëmundjet zonotike, pra nëpërmjet të gjithë mekanizmave të vet që sëmundjet zonotike të mos përhapen tek njerëzit.
Sëmundjet zonotike siç është edhe bruceloza janë sëmundje të cilat transmetohen nga kafshët tek njeriu.
Transmetimi i tyre bëhet në dy rrugë, nëpërmjet produkteve që konsumojmë të tyre qumështi dhe nënproduket e tij djathi dhe nga njeriu kryesisht njerëzit që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët që iu shërbejnë kafshëve.
Ka protokolle të caktuara. Sëmundjet zonotike që transmetohen nga kafsha tek njeriu siç është gripi i shpendëve, gripi i derrave, tuberkulozi, një ndër këto është edhe bruceloza.
Për ta minimizuar dhe çuarjes drejt eliminimit të këtyre sëmundjeve ka dy shtylla kryesore që duhet të ndiqen. E para nëpërmjet vaksinimit dhe e dyta nëpërmjet testimit.
