Aksidentet në punë, kreu i Sindikatave: Të domosdoshme, kontratat kolektive dhe reagimi i punonjësve

Tjetër aksident në punë me pasojë vdekjen.

Ngjarja është shënuar në Fier kur në spitalin rajonal, mbasditen e së enjtes është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka qenë duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit në Ruzhdie të Patosit kur  ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e drejtuesit e subjektit por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Marrë shkas nga ngjarja, por edhe rritjen e aksidenteve të rënda në punë, sekretari i përgjithshëm i bashkësisë së sindikatava të Shqipërisë Gëzim Karanxha thotë se është e domosdoshme kontrata kolektive dhe reagimi i punonjësve për të mos neglizhuar kushtet e pasigurta.

‘’Të drejtat e punonjësve sot janë braktisur. Është ndryshuar kodi i punës.

Sot punonjësit pavarësisht se shumë konventa janë ratifikuar nga vendi ynë dhe ligjet janë të tilla që  të respektohen 8 orashi i punës.

Sot në Shqipëri punohet nga 12 orë. Po dhunohen në mënyrë të tillë që nëse ata kërkojnë të drejtat e tyre ata pushohen nga puna.

Është e detyruar në të githë vendet e botës, të nënshkruhet një kontratë kolektive’’.


Fatalitetet me pasojë vdekje në punë janë shtuar ku më së shumti kanë qenë në në ndërtim por pa përjashtuar sektorë të tjerë.