Finalja e Champions-it për Redi Mollën, SPAK zbulon se biletën ia kishte rezervuar Muhametllari ish-drejtorit të bashkisë
Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet në lidhje me dosjen e korrupsionit të quajtuar “5D”, për të cilën në burg janë tre ish-drejtorët e Bashkisë së Trianës: Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe.
Ndërsa me masë me lehtësuese janë personat e tjerë të përfshirë.
Sipas prokurorisë, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, por ata kishin lënë administrator Nestor Muhametllarin me qëllim menaxhimin e firmës.
Sipas të dhënave nga Prokuroria e Posaçme, Nestor Muhametllari kujdesej edhe për të rezervuar biletat e ndeshjeve të futbollit për shefin e tij Redi Molla.
Kështu gjate hetimeve te këtij procedimi penal ka rezultuar fakti se nga këqyrja e telefonit të Z. Nestor Muhametllari rezulton një email i datës 07.06.2023 dërguar nga adresa: [email protected] drejtuar adresës [email protected] me subjekt: “UEFA mobile tickets suçessfully transferred”.
Përmbajtja e këtij emaili është: “Hello, your ticket for Man City vs Inter Istambul has been transferred to Redi Molla ([email protected]). Please bite that this ticket is no longer on your phone”.

