PAMJET/ Shkrumbohet "Benz"-i në bypassin e Kaninës në Vlorë, dyshohet se ...

Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në bypassin e Kaninës, në Vlorë.

Makina e llojit ‘Benz C Class’ ka qenë duke udhëtuar nga Orikumi në drejtim të Vlorës kur është përfshirë nga flakët.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe policia që ka ndërhyrë për të zhbllokuar rrugën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

PAMJET/ Shkrumbohet "Benz"-i në bypassin e Kaninës në