FOTO/ Vrau shokun e dhomës në azil për krevatin, autori 78-vjeçar, historian dhe "Qytetar Nderi" i Kavajës

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në një azil pleqsh në Tiranë. 

Mësohet se autori i dyshuar, Zyhdi Shehu ka qenë historian, me origjinë nga Kavaja, ndërsa është autor i disa librave në këtë fushë.

Por pas problemeve me sklerozën, ai para 1 viti është dërguar në azilin e pleqve. Mësohet se ai ka qëlluar disa herë me shkop shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar atij vdekjen, pas sherrit për krevatin.

Kush është autori

Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.

Madje ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, titull që iu dorëzua nga autoritetet lokale bashkiake./BW

FOTO/ Vrau shokun e dhomës në azil për krevatin, autori