EMRAT/ Sherr i rëndë në azilin e pleqve në Tiranë, i moshuari godet për vdekje shokun e dhomës me bastun

Debatet për çështje banale nuk sjellin konflikte mes të rinjve. Dy të moshuar 78 dhe 82 vjeçar janë përplasur në një azil privat në orët e para të mëngjesit. Madje Z.Shehu ka përdorur bastunin e tij I cili ka dhe përmbajtje hekuri. Si pasojë e goditjeve të marra Virgjil Vesho ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në tiranë, ku pas njoftimit forcat e rendit kanë mbërritur në godinën ku ata ishin strehuar.

Në deklaratën për mediet policia e shtetit bën të ditur se dy të moshuarit qëndronin në të njëjtën dhomë, ndërsa autori është vënë në pranga.

Pavarësisht moshës dhe shkaqeve të përplasjes fatale tashmë do të përballet edhe me akuzën e rëndë të vrasjes me dashje e cila sipas kodit penal dënohet nga 10 deri ën 20 vite burgim.

Gjithsesi burimet kanë bërë të ditur se për konfliktin e fortë nuk ka pasur një shkak të qenësishëm, por se për shkak dhe të reagimit mes njëri tjetrit gjithçka ka degraduar.

Ndërkaq për zbardhjen e plotë të ngjarjes prokuroria ka marrë dëshmitë e punonjësve mbi sjelljen e mëparshme të të moshuarve, si dhe dosjet e tyre për të parë dhe nëse vuanin nga sëmundje të ndryshme.

Njoftimi:

EMRAT/ Sherr i rëndë në azilin e pleqve në Tiranë, i

Tiranë - Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale "Vrasja me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.