VIDEO/ Ku nuk po kërkohet, Mirel Mërtiri i incineratorëve dhe jo vetëm përshëndet nga Austria
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK) duket se ka dështuar të vendosë në prangat organizatorët e Inceneratorëve, të cilët nga arratia jetojnë mes luksit me milionat e vjedhura nga kjo aferë.
Teksa SPAK ka arrestuar disa nga personazhet e dorës së tretë të kësaj afere, për protagonistët, përfituesit kryesor dhe organizatorët e aferës së Inceneratorëve ka qënë i pafat, thuajse nuk ka arrestuar askënd prej tyre.
Një video ështe publikuar gjatë dirtës së sotme, ku shfaqet Mirel Mërtiri në Austri, në restorantin luksoz “Trattoria Toscana La No”, duke konsumuar darkë dhe aspak i shqetësuar.
Ndërsa në video shfaqet edhe shtetasi E.H.
Ndërsa data është lehtësisht e verifikueshme nga SPAK.
Mirel Mërtirit, është një nga personat në kërkim, si personi i ngarkuar nga Rama dhe Veliaj për të drejtuar këtë aferë.
Pikërisht kjo është gjendja reale e drejtësisë në Shqipëri, ku SPAK bën sikur godet personazhet e aferave korruptive të lidhur me kryeministrin Edi Rama apo kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe nga ana tjetër nuk i ndjek ata në vendet ku ata ‘arratisen’ dhe shijojnë arratinë të lirë, pa u ndjerë aspak të kërcënuar nga ‘drejtësia e re’.
GJKKO u njoftua për vendodhjen në Austri të Mërtirit
Në fillim të këtij viti, GJKKO u njoftuar se personazhi kryesor i aferës së Inceneratorëve Mirel Mërtiri jeton në kryeqytetin e Austrisë, Vienë.
Ndërsa u raportua se adresa e tij zyrtare është e quajtur Kolingase 4/1 OG 1090 Wien, Austria.
Më herët në Vjene është identifikuar dhe bashkëjetuesja e Mërtirit, Stela Gugallja, e cila ka kërkuar azil./BOLDNEWS
