Përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishte në Berat, ndërhyjnë 3 zjarrfikëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2024, 19:07
Ullishtet e fshatit Levan në Njësinë Administrative Sinjë, Berat janë përfshirë nga flakët.
Fillimisht zjarri u shfaq në sipërfaqen me shkurre e ferra përreth ullishtës por u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Pas njoftimit të marrë, drejt zonës së zjarrit janë nisur grupet e shërbimit zjarrfikës me 3 mjete zjarrfikëse.
Sipas burimeve nga vendngjarja, situata është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e plotë të vatrave të zjarrit, ndërkohë që ende nuk mund të përllogariten ende dëmet dhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët.
