FOTO/ Makinat të përplasura “kokë më kokë”, dalin pamjet nga aksidenti i frikshëm me 5 të plagosur në Qafë-Thanë

Kanë dalë pamjet nga aksidenti i regjistruar rreth mesditës e kësaj të mërkure, rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”. Automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, automjetet janë përplasur “kokë më kokë” pranë një kthese, ku përplasja ka qenë aq e fortë, pasi automjeti tip “Volkswagen” ka përfunar jashtë rruge dhe ka marrë dëmtime më të shumta.

FOTO/ Makinat të përplasura “kokë më kokë”,

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit dhe po marrin mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.