E rrahu dhe e kërcënoi motrën për t’i marrë shuma parash, pranga 47-vjeçarit në Peqin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2024, 13:47
Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë këtë mesditë në Peqin. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 47-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, si dhe e ka kërcënuar për t’i dhënë një shumë parash.
“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin 47 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe e ka kanosur që t’i jepte një shumë parash.”, thuhet në njoftimin e policisë.
