Shpërthimi i bombolës në Pogradec/ Flasin banorët e zonës: Sikur ra tërmet me zhurmë, jemi trembur nga kjo ngjarje

Një bombol gazi shpërtheu ditën e sotme në Pogradec. Shpërthimi i fortë shkaktoi panik dhe shqetësim tek banorët e zonës.

“Sikur ra tërmet me zhurmë. Jemi trembur nga kjo ngjarje” thotë një banor i zonës.

Nga shpërthimi i bombolës në katin e dytë të një banese ka mbetur e plagosur 71-vjeçarja E.P e cila u dërgua në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm. Bëhet me dije se plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale, duke nisur nga dritarja e apartamentit e cila përfundoi në rrugë, e deri tek muret e krisura.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.