PAMJET/ Tronditet Pogradeci, shpërthen bombola e gazit, një grua dërgohet në spital! Krisje në mur, dritarja e apartamentit përfundon në rrugë, dëmet e frikshme

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Pogradecit në zonën e quajtur agjencia në katin e dytë të një pallati.

Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm, nga i cili u plagos një grua, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Si pasojë e shpërthimit, dritarja e banesës ka dalë nga vendi dhe ka përfunduar në rrugë. Ndërkohë, edhe muri i pallatit ka pësuar krisje nga shpërthimi.

Fatmirësisht nga rënia e dritares nuk pati persona të lënduar, ndërsa zona në fjalë është shumë e populluar.

“Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P.,  71 vjeçe,  dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit është  dëmtuar  71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje   dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit”, njofton policia.