Ironia e gazetarit: Rrezik Lefter Kokës do t'i ngarkojnë edhe dosjen e 5D-së...

SPAK amnistoi Erion Veliajn, Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, pasi njoftoi një ditë më parë se ka dërguar në gjyq dosjen për inceneratorin e Tiranës.

Sërish edhe në këtë dosje, ‘Koka’ e krimit rezulton të jetë Lefter Koka.

Por ndërkohë që Lefter Koka po bëhet kurban për çdo aferë, krerët e skandalit kanë shpëtuar.

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me këtë situatë, duke thënë se kështu si po shkojnë punët, nuk është çudi që Lefter Koka të akuzohet edhe për dosjen 5D.

“Kështu si po shkon kjo, ka rrezik që Lefter Kokës t’i ngarkojnë dhe 5D-në. Se në çdo dosje dhe fraksion që mbyllet, i vënë nga një akuzë të re Terit.

Futini dhe 5D aty dhe bien rehat të gjithë me këtë punë,” shkruan gazetari.